TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2024, 18:46

Nga BRSS tek Rusia: Dje keqinformimi, sot teoritë e komplotit; si Moska po ndot debatin publik

Shkruar nga Andrea Molle

Nga BRSS tek Rusia: Dje keqinformimi, sot teoritë e komplotit; si Moska po

Ai synon të dëmtojë besimin tek institucionet perëndimore, duke krijuar mundësinë që Rusia të vendoset në pozitën e një fuqi alternative, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Në sistemin gjithnjë në zhvillim të marrëdhënieve ndërkombëtare, tashmë i shkëputur nga e drejta, keqinformimi po shfaqet gjithnjë më shumë si një mjet i fuqishëm i luftës hibride. Një aspekt kryesor për këtë mënyrë menaxhimi të konflikteve, është përdorimi i teorive e konspiracionit.

Një mjet, që ka qenë tashmë pjesë përbërëse e operacioneve të luftës psikologjike të Bashkimit Sovjetik. Ai ka evoluar shumë në Rusinë e sotme, dhe përdoret rregullisht për të nxitur përçarje, konfuzion dhe ndjenjën e mosbesimit tek shoqëritë e shënjestruara.

Disa analistë kanë studiuar se si teoritë e konspiracioni, po përdoren me efektivitet nga Moska, me pasoja të mëdha për sigurinë globale dhe stabilitetin politik të vendeve tona. Përdorimi i teorive konspirative nga Kremlini, nuk kufizohet vetëm tek propaganda ideologjike.

Këto narrativa përdoren për qëllime fyese, në kombinim me mjete të tjera, siç është i ashtuquajturi “militarizim” i migracionit, me akte që krijohen enkas për të ndikuar tek proceset dhe politikat vendimmarrëse të vendeve të shënjestruara, sidomos në kohë krize.

Këto përpjekje, synojnë të delegjitimojnë kundërshtarët politikë dhe të promovojnë interesat ruse, kombëtare dhe ndërkombëtare qofshin. Përmes përhapjes së informatave të rreme dhe manipulimit të diskursit publik, Rusia synon kryesisht të paralizojë ose ndalë reagimin e kundërshtarëve.

Por edhe të dëmtojë unitetin e organizatave ndërkombëtare, duke përmirësuar kësisoj kapitalin e vet gjeopolitik. Siç e përmenda më lart, kjo qasje bazohet në traditën sovjetike të “masave aktive” dhe të “dezinformatziya”, operacioneve psikologjike që u treguan shumë efektive gjatë Luftës së Ftohtë.

Sigurisht, sot metodat e përdorura nga Kremlini kanë evoluar në këtë aspektin teknik, duke përfshirë mediat dixhitale, rrjetet sociale dhe duke punësuar një ushtri e vërtetë mashtruesish kiberbetikë me qëllim përforcimin e teorive konspirative.

Teoritë e komplotit janë shumë efektive për shkak të aftësisë së tyre për të shfrytëzuar mekanizmat emocionalë dhe përshtatshmëri e madhe e përmbajtjes. Teoria tipike konspirative e modelit rus, synon individët apo grupet sociale të cenueshme, shpesh të përbërë nga individë “humbës”, pra të prekur tashmë negativisht nga tranzicioni i tyre politik dhe ekonomik vitet e fundit.

Tregimet e përpunuara përqendrohen tek frika, zhgënjimet dhe pasiguritë e këtyre individëve, duke u paraqitur si një mjet kundër një “tjetri” të imagjinuar, dhe që ushtron presion në mënyrë që ata të ndërmarrin veprime me vendimmarrësit politikë për t’i lidhur ato me interesat e Kremlinit.

Paraqitja e elitave si komplotiste ndaj qytetarëve të zakonshme, ndikon shumë tek një publik që është tashmë mosbesues ndaj institucioneve politike. Për shembull, këto teori e portretizojnë Bashkimin Evropian si të korruptuar, joefektiv ose në prag të kolapsit.

Po ashtu, NATO etiketohet si një destabilizues global dhe jo si një garant i sigurisë. Këto teori, e vënë në pikëpyetje zgjedhjen për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO-n, duke sugjeruar se si institucionet ndërkombëtare janë të dëmshme për sovranitetin dhe mirëqenien kombëtare. Prandaj, narrativa të tilla synojnë të minojnë mbështetjen e publikut ndaj institucioneve dhe të gërryejnë kohezionin dhe vlefshmërinë e tyre. Objektivi kryesor, është nxitja e ndarjeve në shoqëri, përforcimi i mosbesimit tek demokracitë liberale dhe nxitja e skepticizmit ndaj aleancave perëndimore.

Suksesi bazohet në përshtatjen ndaj rrethanave lokale. Për shembull në Evropë Lindore, teoritë e konspiracionit bazohen në elemente lokale, si “Plani Rahn-Utt” në Bullgari. Ndërsa në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara bazohen në narrativa të tilla si “Rendi i Ri Botëror” apo komplotet e “Iluminatit”.

Në disa raste, ne jemi dëshmitarë të një procesi hibridi që kombinon mitet e importuara me elemente vendase, duke i bërë më të rëndësishme. Përdorimi i teorive konspirative, i shërben edhe qëllimeve të tjera strategjike të Moskës. Për shembull, synon të promovojë vizionin e Kremlinit për një “rend botëror shumëpolar”, duke sfiduar hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara. Për më tepër, ai synon të forcojë ndikimin politik, ekonomik dhe kulturor të Rusisë në atë sferë që i përkiste dikur Bashkimit Sovjetik.

Tek e fundit, ai synon të dëmtojë besimin tek institucionet perëndimore, duke krijuar mundësinë që Rusia të vendoset në pozitën e një fuqi alternative, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Media shtetërore ruse si Russia Today dhe Sputnik, së bashku me fushatat e koordinuara në mediat sociale, luajnë një rol qendror në përhapjen e këto rrëfimeve.

Titujt sensacionalë dhe histori plot ngarkesë emocionale, promovohen qëllimisht për të provokuar panik moral, për të rritur histerinë publike dhe bllokuar proceset e vendimmarrjes në vendet e synuara. Për më tepër, duke e propozuar Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale kundër dekadencës morale të supozuar perëndimore, teoritë e konspiracionit i bëjnë thirrje ndjenjave reaksionare dhe atyre nacionaliste.

Adresimi i përhapjes së teorive konspirative kërkon një veprim të koordinuar dhe në shumë nivele. Duhet të krijohet një strukture e integruar për t’iu kundërvënë luftës hibride. Ajo duhet të marrin në konsideratë pasojat e teorive të tilla, lidhjet me instrumentet e tjera të luftës hibride (migrimi, ligji, dhuna etj.) dhe veprimet për t’i kundërshtuar ato përmes analizave të hollësishme dhe kundër-narrativave të bazuara mbi fakte të vërtetuara.
Po ashtu, është po aq e rëndësishme përfshirja empatike e publikut, për të kundërshtuar në mënyrë efektive teoritë konspirative. Për shembull, tallja e këtyre rrëfimeve është kundër-produktive, sepse e përforcon mentalitetin konspirativ. Gënjeshtrat duhen demaskuar me prova, ndërsa promovimi i edukimit mediatik, mund të ndihmojë në ndërtimin e rezistencës kundër keqinformimit./Përshtati "Pamfleti" nga “Huffington Post Italia”.

Lini një Përgjigje