TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 11:13

Nga babi Trump me liderët europianë te mësuesi me nxënësit e tij, si po komentohen fotot e takimeve të Donit

Shkruar nga Pamfleti

Nga babi Trump me liderët europianë te mësuesi me

Vëmendja globale ditën e djeshme ishte takimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump me Volodymyr Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë. 

Donald Trump tha se pati një "takim shumë të mirë" në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit kryesorë evropianë,  Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kryeministrin finlandez Alexander Stubb, Kryeministrin italian Giorgia Meloni, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Takimi, i cili rezultoi në bisedime të mëtejshme në Zyrën Ovale , u përqendrua në garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat vendet evropiane synojnë t'i ofrojnë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Sipas Trump, të gjithë pjesëmarrësit shprehën optimizmin e tyre për mundësinë e arritjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, pas pothuajse katër vitesh lufte.

Fotot e publikuara të hënën në mëngjes nga bisedimet në Zyrën Ovale janë interesante. Trump shihet i ulur në zyrën e tij me të gjithë mysafirët e tij në Shtëpinë e Bardhë përballë tij. Disa njerëz madje shkruan në rrjetet sociale se imazhi i ngjan një mësuesi përballë "nxënësve" të tij. 

Këto imazhe u komentuan nga këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, i cili shkroi: " ... Babi Trump dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian ".

Donald Trump i udhëhoqi udhëheqësit evropianë në disa pjesë të Shtëpisë së Bardhë, dhe njëra prej tyre ishte "qoshja" me suvenire.

Një foto e tregon atë duke u treguar Macronit dhe Zelenskyt një kapelë ku shkruhet: "Edhe katër vjet".

Lini një Përgjigje