
Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka kritikuar ashpër koalicionin perëndimor për qëndrimin e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas samitit të zhvilluar së fundmi në Uashington.
Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev tha se koalicioni “anti-rus” nuk arriti të mposhtë Trumpin në territorin e tij dhe akuzoi Evropën se e ka mbështetur atë pa kushte.
“Koalicioni luftënxitës anti-rus dështoi ta mposhtë Presidentin e SHBA-së Donald Trump në territorin e tij. Evropa e falënderoi dhe ia puthi të pasmet”, shkroi në rrjetet sociale nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, duke komentuar samitin e djeshëm në Uashington.
“Pyetja është: çfarë melodie do të luajë kllouni në Kiev në lidhje me garancitë dhe territoret pasi të kthehet në shtëpi, duke veshur përsëri uniformën e tij të gjelbër ushtarake?”, shtoi Medvedev.
Komentet e Medvedevit pasqyrojnë tensionet dhe ndasitë në skenën ndërkombëtare në lidhje me krizën në Ukrainë dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Lini një Përgjigje