TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 08:34

Iu hoq mandati, Dodik i vendosur: Nuk do ta respektoj vendimin, mbetem president i Republikës Serbe

Shkruar nga Pamfleti

Iu hoq mandati, Dodik i vendosur: Nuk do ta respektoj vendimin, mbetem president

Milorad Dodik, të cilit dje iu hoq mandati si president i Republikës Serbe, ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do të mbetet president i atij entiteti të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Unë nuk do ta respektoj atë. Do ta respektoj vullnetin e popullit serb. Ju ishit arrogant dhe prisni që unë të jem i nënshtruar. Nuk do të jem. Unë jam president i Republikës Serbe, dhe ju shkruani çfarë të doni. Unë u zgjodha nga populli, nuk do të zëvendësohem nga një qeveri e huaj”, njoftoi Dodik në rrjetin social X.

Ai shtoi se ata që morën vendimin “nuk e respektuan Kushtetutën e Bosnje Hercegovines, Kushtetutën e RS, ligjin” dhe siç deklaroi ai, “duhet të respektojë mungesën e respektit të tyre për gjithçka”.

“Ju keni rrugën tuaj, ne do të kemi rrugën tonë. Shpresoj që rrugët tona të mos kryqëzohen”, përfundoi Dodik.

Lini një Përgjigje