TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 07:50

Samiti për Ukrainën/ Macron pesimist për paqen, si e zbehu entuziazmin e Trump

Shkruar nga Pamfleti

Samiti për Ukrainën/ Macron pesimist për paqen, si e zbehu

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u shfaq pesimist pas samitit të organizuar nga Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me Ukrainën.

Shkaku i pesimizmit të Macron nuk ishin diskutimet, por fakti se Vladimir Putin do të dëshironte apo mbështeste paqen.

"Duke parë situatën dhe faktet, nuk e shoh Presidentin Putin shumë të gatshëm për të bërë paqe tani", tha presidenti francez për NBC News, në një intervistë pas takimit të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Në vijim ai shtoi " ndoshta po tregohem shumë pesimist."

Megjithatë, Macron u përpoq të mos e zbehte entuziazmin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në intervistë.

Brenda pak ditësh, presidenti i SHBA-së u takua fillimisht me Putinin dhe më pas solli Zelenskyn, Merzin, Macronin dhe disa krerë të tjerë shtetesh evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Trump me sa duket beson fuqimisht në një "marrëveshje" për Ukrainën.

 “Optimizmi i presidentit tuaj është serioz. Pra, nëse ai mendon se mund të arrijë një marrëveshje, ky është një lajm i shkëlqyer dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje të shkëlqyer”, tha Macron.

Lini një Përgjigje