TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Gusht 2025, 00:21

Trump reagon pas takimeve: Kam nisur përgatitjet për të ulur në tryezë Putinin dhe Zelenskyn

Shkruar nga Pamfleti

Trump reagon pas takimeve: Kam nisur përgatitjet për të ulur

Trump jep detaje nga takimet në Shtëpinë e Bardhë...

Presidenti Donald Trump ka reaguar pas mbylljes së takimit me liderët e BE.

Ai tha se ka filluar të organizojë një takim midis Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Trump shkroi në rrjetet sociale këtë mbrëmje se e kishte diskutuar çështjen me Putinin gjatë një telefonate mes takimeve me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

“Në përfundim të takimeve, e telefonova Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy. Pas këtij takimi, do të kemi një Trilat, që do të jetë takimi i të dy Presidentëve dhe i imi. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një Luftë që ka vazhduar për gati katër vjet", tha ai. 

Trump nuk specifikoi se kur do të zhvilloheshin të dyja takimet.

Ai tha se takimet e tij të sotme u përqendruan rreth garancive të sigurisë për Ukrainën, të cilat “do të ofroheshin nga vendet e ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e PAQES për Rusinë/Ukrainën”, shkroi Trump 

Lini një Përgjigje