TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2024, 21:59

Netanyahu ‘sfidon’ Perëndimin: Lufta në Gaza nuk do të ndalet derisa të arrihen 3 objektiva!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu ‘sfidon’ Perëndimin: Lufta në Gaza nuk do

Pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se lufta kundër Hamasit nuk duhet të ndalet derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga zyra e tij, ai tha se objektivat kryesore janë; eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin".

Netanyahu tha se Izraeli nuk do t'i japë Hamasit imunitet askund dhe se ushtria e tij po lufton për të rivendosur sigurinë si në jug ashtu edhe në veri.

“Deri atëherë dhe për këtë qëllim duhet të lini gjithçka mënjanë dhe të vazhdoni me forca të përbashkëta derisa të arrihet fitorja e plotë”, tha ai.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant të enjten zbuloi planet për fazën tjetër të luftës në Gaza. Në fazën e tretë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gazën veriore do të miratojnë një "qasje të re luftarake" që përfshin sulme, shkatërrimin e tuneleve terroriste, aktivitete ajrore, tokësore dhe operacione speciale.

Gallant gjithashtu dha detaje për fazën e katërt dhe të supozuar të fundit të luftës, me titull "Dita e Pas". Faza e pasluftës e shpallur nga Gallant parashikon një Rrip të Gazës që nuk kontrollohet më nga Hamasi, i cili nuk do të përbëjë më një kërcënim sigurie për qytetarët e Izraelit.

neatyahu gaza

Lini një Përgjigje