TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Janar 2024, 20:12

Udhëheqësi i Hamasit thirrje Blinken-it: Fokusohu te dhënia fund e agresionit izraelit në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Udhëheqësi i Hamasit thirrje Blinken-it: Fokusohu te dhënia fund

Kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka kërkuar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, që të jetë më i fokusuar në përfundimin e agresionit izraelit në Gaza gjatë vizitës së tij në rajon.

Në një video-mesazh të shpërndarë nga Hamasi të shtunën, udhëheqësi politik i Hamasit me bazë në Doha tha se shpreson që SHBA të ketë mbushur kupën e saj të gabimeve në mbështetje të Izraelit.  

Haniyeh tha se Hamasi shpreson që Blinken në udhëtimin e tij të katërt në rajon që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, do të jetë më i fokusuar këtë herë për t'i dhënë fund agresionit që po kryhet nga Izraeli në Rripin e Gazës. 

Haniyeh tha gjithashtu se liderët e kombeve arabe që takohen me Blinken duhet t'i theksojnë administratës amerikane se e ardhmja dhe stabiliteti i rajonit është i lidhur me kauzën palestineze. Ai përsëriti pikëpamjen e Hamasit se populli palestinez duhet të ketë një shtet plotësisht i pavarur me sovranitet të plotë. 

Kujtojmë se Blinken po ndërmerr një turne tjetër takimesh diplomatike mes frikës së shtuar se lufta Izrael-Hamas mund të përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal.

hamas izrael gaza

Lini një Përgjigje