
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali. Familjarët në një kishë në Milano prisnin trupin e të afërmit të tyre që ndërroi jetë në rrethana tragjike, por pas një pritjeje të gjatë varrimi u shty. Makina që mbante arkivolin nuk mbërriti kurrë, pasi ajo u bllokua në mes të dëborës dhe shoferi i saj për pak përfundoi në fund tragjik .
Manuela Spargi vdiq më 2 janar pasi makina e saj përfundoi në liqenin në Piona. Pas ekzaminimeve, trupi u mor nga morgu dhe do të dërgohej në kishë për funeralin.
Për shkak të një gabimi të mundshëm të navigatorit, shoferi 37 vjeçar i makinës së varrimit, në vend që të merrte autostradën drejt Milanos, u drejtua drejt një rruge malore të mbyllur zakonisht në dimër që të çon në qafën e Dordona. I bllokuar nga stuhia dhe në pamundësi për të përdorur celularin për shkak se nuk kishte valë, ai la automjetin dhe eci gati dhjetë kilometra derisa arriti në një strehë ku më në fund mundi të kërkonte ndihmë.
Më pas ndërhynë ekipet e emergjencës me motorë bore dhe gjetën makinë e mbuluar nga bora, ku nëse shoferi do ishte aty me shumë mundësi do të kishte ndërruar jetë nga i ftohti. Ekipi “shpëtoi” të vdekurin që kishte mbetur aty pas disa orësh kërkimi.
Lini një Përgjigje