TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2024, 20:00

Negociatat për armëpushim, zëdhënësi i Hamasit: Topi është në fushën e Netanyahut, SHBA ta vendosë nën presion

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat për armëpushim, zëdhënësi i Hamasit: Topi

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan, tha se propozimi i ndërmjetësuesve për armëpushim po vihet në rrezik nga Netanyahu.

Ai thekson se Netanyahu është i vendosur për të shkatërruar të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit, përfshirë edhe ato të SHBA-së.

Hamdan u shpreh gjithashtu që momentalisht, SHBA ka ndikim për të vendosur nën presion Netanyahun dhe për të pasur ndikim.

"Marrëveshja e lëvizjes Hamas mbi propozimin e ndërmjetësuesve e ka vënë Netanyahun në një vend të vështirë dhe e ka bërë atë të veprojë në një mënyrë histerike me deklarata që zbulojnë një disfatë politike dhe një humbje strategjike.

Topi tani është në fushën e Netanyahut. Sjellja dhe qëndrimi i tyre pasi shpallëm marrëveshjen tonë pasqyron vendosmërinë e këtij krimineli për të shkatërruar të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit, përfshirë ato të SHBA-së dhe shpreh pakujdesi për jetën e robërve që kërcënohen çdo ditë nga bombardimet e ushtrisë izraelite.

Topi është gjithashtu në fushën e administratës amerikane … për të provuar dhe vendosur sinqeritetin e tyre duke i bërë presion qeverisë së Netanyahut”, tha Hamdan në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se, sot Netanyahu tha se propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat thelbësore.

 

Lini një Përgjigje