
Shërbimet speciale në Poloni kanë zbuluar pajisje përgjimi në ambientin ku do të mblidheshin ministrat e kabinetit qeveritar.
Polonia ka parë aktivitet të shtuar spiunazhi që kur u bë një qendër ndërkombëtare për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022.
Takimi javor i kabinetit zakonisht zhvillohet në zyrën e kryeministrit në Varshavë, por seanca e së martës u zhvendos në qytetin jugor të Katowice sepse disa ministra, përfshirë kryeministrin Donald Tusk, do të merrnin pjesë në një konferencë të madhe ekonomike atje.
“Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme, zbuloi dhe çmontoi pajisje që mund të përdoreshin për përgjim,” shkroi zëdhënësi i shërbimeve të sigurisë Jacek Dobrzynski në X, duke shtruar se shërbimet po kryejnë aktivitete të mëtejshme në këtë çështje.”
Dobrzynski tha se pajisjet u gjetën gjatë një pastrimi rutinë të sigurisë në dhomë. Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë tani po heton se cilat ishin pajisjet dhe kush mund t’i kishte instaluar ato.
Lini një Përgjigje