TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2026, 14:31

Në rënie të lirë/ Zhvlerësimi më i madh në 16 muaj, Bitcoin zbret nën 701 mijë dollarë

Shkruar nga Pamfleti
Në rënie të lirë/ Zhvlerësimi më i madh në 16
Bitcoin zbret nën 701 mijë dollarë

Bitcoin zbriti në nivelin më të ulët në 16 muaj, pavarësisht mbështetjes publike dhe personale të presidentit amerikan Donald Trump.

Aktualisht, çmimi i bitcoin llogaritet rreth 69 mijë dollarë dhe ka rikuperuar lehtë humbjet e ditëve të fundit. Javën e kaluar, monedha virtuale ra në 60 mijë dollarë, niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 2024. Pas kësaj rënieje, çmimi i bitcoin u tkurr me 32%.

Kjo rënie pasoi disa muaj rritjeje të fortë, të cilat e çuan bitcoin në nivelin rekord prej 122 mijë dollarë në tetor të vitit të kaluar.

Analistë të Deutsche Bank e lidhin rënien me emërimin e Kevin Warsh si kryetar i ri i Rezervës Federale. Sipas tyre, investitorët presin që ai të ndjekë një politikë të ashpër me norma interesi të larta, ndërsa politikat lehtësuese zakonisht nxisin investimet në asetet virtuale.

Ata përmendin edhe rënien e interesit nga investitorët tradicionalë dhe një pesimizëm të përgjithshëm ndaj kriptovalutave si faktorë ndikues.

Gjatë vitit 2025, investitorët reaguan pozitivisht ndaj përfshirjes së presidentit Trump në këtë sektor, ndaj mbështetjes së tij për kriptovalutat dhe ndaj premtimeve për rregullim ligjor të tregut.

Një nga veprimet e para të Trump pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë ishte firmosja e një urdhri ekzekutiv që synonte ta kthente SHBA në qendër të kriptovalutave. Ai më pas prezantoi edhe kriptomonedhën e tij, çka ndikoi përkohësisht në rritjen e tregut.

bitcoin zbret nën 701 mijë dollarë

Lini një Përgjigje