TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2023, 22:45

“Ndizet” situata në Kremlin, kreu i grupit “Wagner” i kërkon Putinit të tërhiqet nga lufta

Shkruar nga Pamfleti

“Ndizet” situata në Kremlin, kreu i grupit “Wagner”

Yevgeny Prigozhin, kreu i mercenarëve rusë të Wagner-it, i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara. Sipas tij rusët i kanë arritur qëllimet dhe tashmë duhet të ruajnë sundimin e tyre.

"Për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t'i vendoset një formë e guximshme pikës fundore operacionit ushtarak special", shkroi Prigozhin në Telegram, në një mesazh të lëshuar nga zyra e tij e shtypit.

"Opsioni ideal është të shpallim fundin e operacionit special ushtarak dhe të informojmë të gjithë se Rusia ka arritur qëllimet e saj të synuara. Dhe në një farë kuptimi ne i kemi arritur ato. Ne kemi rrëzuar një numër të madh ushtarësh të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe mund të themi se detyra jonë ka përfunduar”, shtoi Prigozhin.

yevgeny prigozhin wagner lufte

Lini një Përgjigje