
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán tha sot se Ukraina është një “shtet financiarisht inekzistent” dhe se pa mbështetjen e partnerëve të saj lufta do të merrte fund menjëherë.
“Ukraina është një shtet inekzistent në sensin financiar, ajo nuk financon dot veten e saj. Tashmë çështja është nëse ne duhet ta mbështesim apo jo, dhe sapo ne të themi jo, lufta mbaron”, tha Viktor Orbán.
Fjalët e Orbán u vërejtën shpejt nga kreu i Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev, i cili mbështeti komentet.
“Të lumtë, koment i qartë dhe i saktë nga një politikan evropian. Unë mund të shtoj vetëm se sapo financimet evropiane të mbarojnë, vetë Ukraina do të mbarojë”, tha ai.
Orbán tha se kjo ishte një ankesë për opinionin publik në Evropë, që sipas tij, ende nuk është gati të rimendojë sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse shtonte se “ajo kohë do të vijë shpejt”.
Kryeministri Hungarez u ankua gjithashtu për lajme të këqija nga Ukraina në lidhje me komunitetin hungarez atje, si dhe i referohej faktit se Evropa është e detyruar të financojë shumicën e nevojave të Ukrainës. Ai shtoi se Evropa po jep fondet për financimin në Ukrainë të pensioneve, rrogave, arsimit, shëndetësisë, ndërsa konkludoi se “kjo nuk mund të vijojë përgjithmonë”.
Lini një Përgjigje