TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2023, 20:54

Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë në vend

Shkruar nga Pamfleti

Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e parë në

Zyrtarët japonezë kanë miratuar planin e diskutueshwm për të ndërtuar resortin e parë të lojërave të fatit në vend.  Kompleksi do të hapet në qytetin perëndimor të Osakës në vitin 2029.

Kazinotë kanë qenë prej kohësh të paligjshme në Japoni. Por një ligj u miratua në vitin 2018 që parashikonte përjashtime nga lojërat, të tilla si poker ose baccarat, për të krijuar vende pune dhe për të nxitur turizmin.

Përveç kazinosë, kompleksi prej 49 ha do të përfshijë një hotel, qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze.

"Ne shpresojmë që (kazinoja) të bëhet një bazë turistike që promovon bukuritë e Japonisë në botë," tha kryeministrit Fumio Kishida.

Projekti ka një investim fillestar prej 1.8 trilion jen (13.5 miliardë dollarë) me operatorin e kazinove me bazë në SHBA, MGM dhe Orix Group të Japonisë që zotërojnë secili 40% të aksioneve në kompani.

20% e tjerë do të zotërohen nga kompani vendase si West Japan Rail, Kansai Electric Power dhe Panasonic me bazë në Osaka.

Zyrtarët presin që resorti të tërheqë rreth 20 milionë vizitorë në vit dhe të sjellë afërsisht 1 trilion jen përfitime ekonomike vjetore për rajonin, sipas një shërbimi japonez të lajmeve.

japoni kazino

Lini një Përgjigje