Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh ngushëllimi në Telegram për vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit, duke e kujtuar atë si një mik të dashur e të vërtetë.
“E admirova sinqerisht mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime largpamëse”, thuhet në tekstin e mesazhit të lëshuar nga Kremlini.
Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.
Një vit më parë Berlusconi ka rivvendosur kontaktet me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tregoi se lider rus i kishte dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindje, shoqëruar me njjë letër “të ëmbël”.
Të gjitha këto Berlusconi i bëri me dije gjatë mbledhjes së asamblesë së Forza Italia për të zgjedhur kreun e grupit.
“Ministrat rusë kanë thënë tashmë në disa raste se ne jemi në luftë me ta, sepse po i ofrojmë armë dhe financim Ukrainës. Unë personalisht nuk mund të jap mendimin tim, sepse nëse i thuhet shtypit do të jetë një fatkeqësi, por jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Unë kam rivendosur marrëdhëniet me presidentin Putin, paksa shumë. Putini më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël për ditëlindjen time. Unë iu përgjigja me shishe Lambrusco dhe një letër po aq të ëmbël. E takova si një person paqësor dhe të arsyeshëm.”, shprehej Berluskoni.
Lini një Përgjigje