TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2026, 19:45

NATO gati të bëhet pjesë e luftës në Iran? Rutte: Aleanca plotësisht e bindur se mund të hapë Ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Pamfleti

NATO gati të bëhet pjesë e luftës në Iran? Rutte:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi ditën e sotme se është “absolutisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur për Fox News, Rutte iu drejtua kritikave të ashpra që Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka bërë aleancës.

Rutte argumentoi se natyra sekrete e operacionit ushtarak kërkonte që vendet e NATO-s të merrnin kohë për të kalibruar përgjigjen e tyre.

Aleatët dhe partnerët evropianë në të gjithë botën i kanë shfrytëzuar dy javët e fundit për t’u siguruar që ne të bashkohemi. Ata fillojnë të planifikojnë se çfarë mund të bëjmë së bashku si aleatë, si partnerë të Shteteve të Bashkuara”, tha shefi i NATO-s.

Ai e quajti gjithashtu operacionin amerikan "thelbësor" për shkak të "kërcënimit ekzistencial" nga Irani.

rutte luftë irani

1 Komente

  1. O
    Olsi

    Servila muti Iran nuk perben kercenim per Evropen pavarsisht se Evropa po paguan kostot e luftes nga rritja e cmimit te karburanteve c fare kerkojne keta te perfshiet edhe Evropa ne lufte ? kosto kolosale pa arsye Ky ishte presidenti American qe mbyllte luftrat ky po hap lufte ne c do vend

    Lini një Përgjigje