
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, filloi një takim, në Shtëpinë e Bardhë, me drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të naftës në Botë, për të diskutuar për Venezuelën.
Trump tha se rritja e prodhimit të naftës bruto nga vendi do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara.
Takimi pasqyron rëndësinë që ka nafta për strategjinë e Trump ndaj kombit të OPEC-ut, pasi forcat amerikane kapën udhëheqësin e vendit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro.
"Do të diskutojmë se si këto kompani të mëdha amerikane mund të ndihmojnë në rindërtimin e shpejtë të industrisë së rrënuar të naftës së Venezuelës dhe të sjellin miliona fuçi nafte në dobi të Shteteve të Bashkuara, popullit të Venezuelës dhe të gjithë botës", tha Trump në hapje të takimit.
Ai theksoi se ne do të marrim vendimin se cilat kompani nafte do të hyjnë dhe cilat do t'i lejojmë të hyjnë.
Zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se duhet të kontrollojnë shitjet dhe të ardhurat e naftës në Venezuelë për një kohë të pacaktuar, për të siguruar që vendi të veprojë në interes të Amerikës, dhe gjithashtu duan të shohin kompanitë e mëdha të naftës të investojnë miliarda dollarë në rehabilitimin e fushave të naftës në Venezuelë.
Reuters ka raportuar se kompani, përfshirë Chevron, Vitol dhe Trafigura, po konkurrojnë fort për licencat amerikane për të tregtuar naftën ekzistuese bruto të Venezuelës, por kompanitë e mëdha të naftës ngurrojnë të angazhohen për investime të mëdha dhe afatgjata në Venezuelë për shkak të kostove të larta dhe paqëndrueshmërisë politike.
Kompanitë e naftës që marrin pjesë në bisedime përfshijnë shumë nga emrat më të mëdhenj – Chevron, Exxon Mobil dhe ConocoPhillip, por edhe disa kompani të pavarura më të vogla dhe lojtarë të mbështetur nga kapitali privat, përfshirë disa me lidhje me Koloradon, shtetin e Sekretarit të Energjisë Chris Wright.
Lini një Përgjigje