Numri i njerëzve të vrarë në protestat në të gjithë Iranin është rritur.
Dhjetëra mijëra iranianë janë mbledhur për të protestuar në rrugët e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera anembanë vendit, duke përshkallëzuar tensionet.
Interneti dhe energjia elektrike janë ndërprerë.
Prokurori i vendit ka paralajmëruar se disa protestues mund të përballen me dënimin me vdekje për veprimet e tyre.

Pamjet dramatike treguan makina në flakë dhe njerëz që brohorisnin në grupe të mëdha ndërsa përshkonin Teheranin, shkruan "Sky News".
Autoritetet iraniane kanë vendosur një bllokim të plotë të energjisë elektrike në të gjithë vendin, sipas grupeve të monitorimit të internetit, duke kufizuar numrin e videove të protestave të postuara në internet.

Agjencia e OKB-së ka reaguar e shqetësuar"nga raportet për dhunë në Iran, përfshirë vdekjet e raportuara dhe shkatërrimin e pronës.
"E drejta për protestë paqësore, siç është e sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare, duhet të mbrohet. Të gjitha vdekjet duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe transparente", tha një zëdhënës i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Lini një Përgjigje