
Premtimet e Donald Trump për të zgjidhur luftën Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës nuk janë gjë tjetër veçse retorikë, ka thënë Moska.
Presidenti i zgjedhur tha disa herë në fushatën e tij zgjedhore se do të ishte në gjendje t'i jepte fund luftës me shpejtësi pasi të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje.
Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar se është i gatshëm të flasë me Trump dhe tha se komentet e tij mbi dëshirën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë "meritojnë vëmendje të paktën".
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha dje se gatishmëria e Putinit për të biseduar me Trump nuk do të thotë se kishte ndonjë vullnet nga Moska për të ndryshuar qëllimet e "operacionit të saj special ushtarak" në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni "po shkëmbejnë sinjale për Ukrainën" përmes kanaleve të mbyllura në nivel ushtarak dhe politik, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Lini një Përgjigje