TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2024, 08:08

Merr presidencën e SHBA në janar, Trump çudit botën me modelin e ri të flokëve

Shkruar nga Pamfleti
Merr presidencën e SHBA në janar, Trump çudit botën me
Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shpesh herë ka qenë objekt i debateve në rrjetet sociale për modelin e tij të flokëve dhe këtë herë i “ka hedhur benzinë zjarrit” me paraqitjen e tij të fundit.

Republikani është shfaqur këtë herë me një prerje flokësh krejt të re dhe rrjeti ka shpërthyer në komente.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga mbështetësi Michael Solakiewicz, presidenti i zgjedhur, 78 vjeç, u pa me një veshje golfi, në klubin e tij ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach teksa modeli i flokëve ishte ndryshe.

Nuk dihet nëse Trump po bën një testim para ceremonisë së betimit, teksa gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Michael Solakiewicz (@realmichaelsolakiewicz)

Pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor dhe me përjashtim të disa udhëtimeve të shkurtra, për shembull për rihapjen e Notre Dame, Donald Trump i ka mirëpritur vizitorët në kompleksin e gjerë bregdetar, me palma dhe me dekorim luksoz në Florida.

Ky është një klub privat, tarifa vjetore për të cilën, sipas shtypit, u rrit shumë verën e kaluar dhe tani arrin në 1 milion dollarë në vit. Aty Donald Trump ka ftuar ministrat e tij të ardhshëm për takime dhe një raundi golfi.

Po ashtu në Florida, presidenti që do të betohet më 20 janar, shtroi një darkë për shefin e META-s, Mark Zuckerberg, kompanisë mëmë të rrjetit social Facebook, i cili ia kishte ndaluar aksesin aty pasi mbështetësit e Trump sulmuan Capitol Hill më 6 janar 2021.

Të hënën, miliarderi 78-vjeçar e zgjeroi më tej listën, duke thënë se ai takoi gjithashtu në Mar-a-Lago edhe shefin e Google, Sundar Pichai dhe CEO-n e kompanisë Apple, Tim Cook.

Kreu i gjigantit farmaceutik Pfizer, Albert Burla, po ashtu vizitoi Mar-a-Lagon, dhe kur Donald Trump u ftua së fundmi për t'i rënë ziles që sinjalizon fillimin e tregtimit të aksioneve në Wall Street, emra të tjerë të mëdhenj ishin të pranishëm.

“Dhe ne do të kemi gjithashtu Jeff Bezos, nga Amazon, i cili do të shkojë këtë javë për ta takuar Trump. Kemi shumë shefa të mëdhenj, bosët më të mëdhenj, bankierët më të mëdhenj, e gjithë bota po thërret”, siguroi republikani, duke përsëritur se është pikërisht e kundërta e asaj që kishte përjetuar pasi fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë mandatit si President nga 2017 deri në 2021.

Liderë të huaj gjithashtu kanë pasuar njëri-tjetrin në rezidencën në Florida, e cila është kthyer në qendrën e vërtetë të pushtetit të ri. Disa janë simpatizues republikanë, si kryeministri hungarez Viktor Orbán apo presidenti argjentinas Javier Millay.

donald trump

Lini një Përgjigje