
Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pranuar se forcat ukrainase nuk janë në gjendje të largojnë trupat ruse nga toka që ata pushtuan në Krime dhe në lindje të vendit.
Presidenti ukrainas tha se diplomacia ishte opsioni i vetëm i mbetur për të detyruar Moskën të tërhiqte ushtrinë e saj, megjithëse ai u zotua se Kievi nuk do ta njihte kurrë sundimin rus.
"Ne nuk mund të heqim dorë nga territoret tona. Kushtetuta e Ukrainës na e ndalon ta bëjmë këtë. De fakto, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t'i rimarrë ato. Ne mund të llogarisim vetëm në presionin diplomatik nga komuniteti ndërkombëtar për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve", tha ai në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien .
Zelensky bëri komente të ngjashme në një intervistë me korrespondentin kryesor të Sky News, Stuart Ramsay, muajin e kaluar, në të cilën ai sugjeroi që një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas që ai kontrollon mund të merret "nën ombrellën e NATO-s", duke e lejuar atë të negociojë kthimin e pjesëve të tjetra më vonë “në rrugë diplomatike”.
Zelensky tha se anëtarësimi në NATO do të duhet t'u ofrohet pjesëve të papushtuara të vendit në mënyrë që t'i jepet fund "fazës së nxehtë të luftës", për sa kohë që vetë ftesa e NATO-s njeh kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Ai dukej se pranonte se pjesët lindore të okupuara të vendit do të dilnin jashtë një marrëveshjeje të tillë për momentin.
Lini një Përgjigje