
Medvedev ka shpërthyer ndaj ish kryeministrit britanik, i cili ka deklaruar se Ukraina duhet të pranohet në NATO pa kushte, duke e quajtur Boris Johnson një psikopat që duhet të shtrohet në një spital psikiatrik.
“Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka propozuar pranimin “pa kushte” të Ukrainës në NATO. Por është ai, një i çmendur në pension, që duhet të shtrohet pa kushte në një spital psikiatrik.
Me deklaratën e tij, ai ka bërë qartë thirrje për fillimin e Luftës së Tretë Botërore,” tha Medvedev në një postim në Telegram.
Boris Johnson i ka kërkuar Perëndimit “që të mos lodhet” nga lufta e Ukrainës kundër Rusisë dhe thotë se Kievi “duhet ta fitojë luftën”.
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk mund të kishte “asnjë justifikim të mundshëm” për të vonuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në një intervistë për CNN.
Lini një Përgjigje