TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2023, 09:40

Senatorët amerikanë kërkojnë publikimin e dokumenteve të UFO-ve: Njerëzit duhet të informohen!

Shkruar nga Pamfleti

Senatorët amerikanë kërkojnë publikimin e dokumenteve

Në ditët në vijim, Senati i SHBA-së do t’i kërkojë qeverisë amerikane të publikojë dokumente për takime të mundshme me objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO), raportoi Reuters.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schume bashkë me senatorin republikan Mike Rounds paraqiti një propozim për të deklasifikuar ato që qeveria zyrtarisht thotë se janë “dukuri anormale të paidentifikuara” (UAPs), tha agjencia.

Propozimi i tyre prej 64 faqesh u modelua sipas një ligji të vitit 1992 që trajtonte të dhënat që kishin të bënin me vrasjen e presidentit amerikan John F. Kennedy në vitin 1963.

Të dy planifikojnë të propozojnë masat si një amendament për një projektligj që kalon në Kongres për të miratuar buxhetin e mbrojtjes për vitin fiskal që fillon më 1 tetor. Agjencia britanike e lajmeve thotë se mbështetja e Schumer ka të ngjarë të ndikojë shumë nga kolegët e tij të partisë, demokratët.

“Për dekada, shumë amerikanë kanë qenë të magjepsur nga objektet misterioze, të pashpjegueshme dhe ata duhet të kishin marrë disa përgjigje shumë kohë më parë. Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjitë me origjinë të panjohur, inteligjencën jo-njerëzore dhe fenomene të pashpjegueshme”, tha Schumer.

Nëse miratohet, amendamenti do t’i kërkonte Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve të SHBA (NARA) të mbledhë të dhënat e UAP nga të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare “duke supozuar zbulimin e menjëhershëm” të fakteve.

senatorët amerikanë ufot

Lini një Përgjigje