TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Korrik 2023, 09:15

Presidenti i SHBA 'godet' sërish, publikohet video virale e Joe Biden

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i SHBA  'godet' sërish, publikohet video virale e Joe

Reagime të ashpra ka shkaktuar orët e fundit një video që tregon presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, fillimisht duke puthur në mënyrë të çuditshme në shpinë një vajzë të vogël dhe më pas duke bërë një lëvizje sikur po nuhaste.

Incidenti ndodhi pak para nisjes së presidentit amerikan nga Helsinki, Finlandë, ndalesa e tij e radhës pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani.

Siç shihet edhe në pamjet e bëra publike, vajza e vogël duket se është frikësuar nga lëvizja e 80-vjeçarit, i cili është kritikuar shumë në të kaluarën për qëndrimin e tij ndaj vajzave të mitura.

Për fat të mirë, momenti i sikletshëm për vogëlushen zgjati disa sekonda pasi presidenti i SHBA-së më pas iu drejtua punonjësve të tjerë të ambasadës amerikane në Finlandë.

Ashtu siç pritej, lëvizjet e Bidenit drejt vajzës së vogël shkaktuan reagime të mëdha në Twitter me shumicën e përdoruesve duke folur për momentin “më rrëqethës” dhe “më të neveritshëm” të politikanit 80-vjeçar.

 

joe biden video virale

Lini një Përgjigje