TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2023, 22:36

Kievi pranon që kundërofensiva nuk po ecën ashtu siç ishte planifikuar

Shkruar nga Pamfleti

Kievi pranon që kundërofensiva nuk po ecën ashtu siç ishte

Ukraina pranoi të premten se trupat e saj nuk po përparonin aq shpejt sa duhet në kundërofensivën për të rimarrë territorin në lindje dhe jug të vendit nga forcat ruse.

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, u tha gazetarëve se betejat ishin të vështira, por shtoi se aleatët perëndimorë nuk po i bënin presion Kievit për të avancuar më shpejt.

Sot, kundërsulmi nuk po shkon aq shpejt. Nëse shohim që diçka nuk shkon siç duhet, do ta themi. Askush s’do ta zbukurojë situatën. Nuk ka presion, vetëm një pyetje: si mund t’ju ​​ndihmojmë ndryshe?

Të gjithë në botë e kuptojnë se është e pamundur të bëhet presion mbi Ukrainën”, tha kreu i Presidencës ukrainase, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i presidentit, Volodymyr Zelensky

Kjo kundërofensivë do të jetë vendimtare për fatet e Ukrainës dhe nëse përparimet nuk arrihen deri në fund të verës, Kievi do të detyrohet të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë.

kievi kundërofensiva

Lini një Përgjigje