TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2024, 21:40

Mblidhet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë kabineti flet shqip

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, për herë

Në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar me në krye Talat Xhaferin.

Xhaferi ka zgjedhur ta zhvillojë mbledhjen në të dyja gjuhët.

Si fillim ai ka uruar qeverinë teknike për marrjen e detyrës.

“Hapjen e seancës do ta bëj në fillim në të dyja gjuhët, nuk ka nevojë për kufje, sepse do të them të njëjtën gjë. Ju mirëpres në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë konstituive të qeverisë kalimtare të Maqedonisë së Veriut. Para se të kalojmë në miratimin e rendit të ditës, të gjithë anëtarëve të qeverisë, në emrin tim, dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen dhe t’ju uroj punë dhe bashkëpunim të suksesshëm”, ka thënë Xhaferi.

Kryeministri u shpreh se do të bëjë gjithçka për plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR që zgjedhjet e ardhshme të jenë brenda standardeve.

Xhaferi tha se përgatitja e këtyre zgjedhjeve është një detyrë shumë e rëndësishme.

“Para nesh është një detyrë kyçe përgatitja e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira në një atmosferë demokratike. Në këtë kemi obligim të bashkëpunojmë me Parlamentin dhe KSHZ-në dhe me misionin e OSBE/ODIHR-it, me BE-në dhe SHBA-në për të siguruar standardet më të larta evropiane në fushatën zgjedhore dhe vetë zgjedhjet në mënyrë që qytetarët mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre”, tha Xhaferi para kabinetit të tij.

talat xhaferi maqedoni e veriut

Lini një Përgjigje