
Sulmet me raketa të Hamasit kanë vrarë mbi 600 izraelitë, por jo vetëm. Sipas raportimeve më të fundit në mesin e viktimave dhe pengjeve ka edhe shtetas të tjerë, nga Franca, Gjermania dhe SHBA.
Autoritetet britanike raportuan për të paktën tre britanikë të vdekur ose të zhdukur pas sulmit të Hamasit në Izrael.
Nathanel Young, 20 vjeç, u vra ndërsa shërbente në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, tha motra e tij, Gaby Shalev, në Facebook. Vdekja e tij u konfirmua më vonë nga Ambasada izraelite në Londër.
Fotografi britanik Danny Darlington, i cili jetonte në Berlin, dhe e dashura e tij gjermane, Carolin Bohl, nuk ishin dëgjuar pasi u fshehën në një bunker në kibbutz Nir Oz. Ndërkohë më vonë të dielën trupat e të dyve ishin identifikuar.
Ndërsa ministria e jashtme e Francës konfirmoi se një grua franceze vdiq si pasojë e sulmeve në Izrael, por pa dhënë detaje. Ekipet franceze në Izrael dhe Paris po përpiqen të sqarojnë situatën e disa shtetasve që nuk janë gjetur, thuhet më tej në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë thotë se duhet të supozojë se shtetasit gjermanë janë në mesin e atyre që u rrëmbyen nga Hamasi të shtunën. Ata nuk tha se sa njerëz mund të ishin, por tha se të gjithë besohet se janë me dy shtetësi, pra gjithashtu qytetarë izraelitë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se dy gra ukrainase ishin vrarë. Të dyja kishin jetuar në Izrael për një kohë të gjatë, por nuk dha detaje mbi rrethanat e vdekjes së tyre.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha se dy bjellorusë u plagosën gjatë granatimeve të qytetit të Ashkelon dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër SHBA gjithashtu tha se po verifikon disa informacione për shtetas amerikanë të vrarë dhe të marrë peng nga grupet e Hamasti.
Ndërkohë që sulmet vijojnë ende dhe numri i viktimave nga të dyja palët llogaritet të ketë shkuar mbi 900 dhe mbi 3000 të plagosur.
Lini një Përgjigje