TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 17:34

Sulmet me raketa në rripin e Gazës, Eurocontrol paralajmëron kompanitë ajrore: Mos fluturoni pranë zonës së konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet me raketa në rripin e Gazës, Eurocontrol paralajmëron

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka shtyrë linjat ajrore të anulojnë lidhjet me Tel Avivin zyrtarisht deri të martën më 10 tetor, por sipas të gjitha gjasave anulimet janë të destinuara të zgjasin më gjatë. Në pritje për të kuptuar llojin e kundërsulmimit të Jeruzalemit dhe pasojat në zonë, Eurocontrol tashmë ka ndaluar fluturimet për avionët komercialë përgjatë disa “korridoreve” dhe po diskutohet edhe për mbylljen totale të hapësirës ajrore izraelite nëse situata përkeqësohet. Vëmendje e veçantë i kushtohet gjithashtu veriut të Izraelit - ku aktualisht po fluturojnë avioni - i cili mund të bëhet një zonë tjetër "e nxehtë" nga frika e një përplasjeje midis ushtrisë lokale dhe milicëve libanezë të Hezbollahut, aleatë të Hamasit.

Sulmet me raketa në rripin e Gazës, Eurocontrol paralajmëron

Nga ana tjetër zyrat e disa kompanive evropiane aktualisht po kryejnë vlerësimet e tyre të rrezikut. Në të njëjtën kohë, ne jemi dëshmitarë të një kurbë të dyfishtë në rezervime: ka një kolaps të kërkesës për udhëtime në shtetin hebre nga turistët, ndërkohë që ka një rritje të fortë të blerjeve nga izraelitët për të dalë jashtë vendit - ose nga anëtarët e komunitetit hebre - që duan të shkojnë në Izrael për të ndihmuar vendin e tyre.

Sipas platformës FlightAware, deri në pasditen e së dielës 8 tetor të paktën 114 fluturime u anuluan në aeroportin "Ben Gurion" të Tel Avivit midis nisjeve dhe mbërritjeve, e barabartë me një të pestën e lëvizjeve të planifikuara për ditën. Numri pritet të rritet ndërsa transportuesit rishikojnë planet e tyre për Izraelin. Paralajmërimet nga Eurocontrol, të përditësuara orë pas ore dhe dërguar qendrave operacionale të kompanive ndalojnë udhëtimin në disa "rrugë ajrore" midis 11-12 mijë këmbëve (3,350 metra) lartësi në hapësirën ajrore izraelite - duke e ndaluar në mënyrë efektive atë rrugë - për të shmangur nga njëra anë ndërhyrjen në operacionet ushtarake dhe nga ana tjetër për të shmangur goditjen nga raketat e Hamasit.

izrael fluturimet

Lini një Përgjigje