
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, vizitoi qytetin jugor Ofakim, të cilin terroristët e Hamasit e sulmuan ditën e djeshme dhe morën peng qytetarët izraelitë.
Në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij, Gallant thekson se përgjigja e Izraelit në Rripin e Gazës "do të mbahet mend për 50 vite me rradhë dhe Hamasi do të pendohet që e filloi atë".
"Rregullat e luftës kanë ndryshuar. Çmimi që do të paguajë Rripi i Gazës do të jetë shumë i lartë dhe do të ndryshojë realitetin për breza”, tha Gallant, raporton Times of Israel.
Ushtria izraelite ka nisur operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Rreth qyteteve izraelite në kufirin me Rripin, Ashkelon dhe Sderot, dhjetëra tanke dhe trupa kanë mbërritur për t'iu përgjigjur sulmeve të së shtunës nga Hamasi që lëshuan rreth tre mijë raketa dhe kapën dhjetëra pengje civilë.
Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 600 pas sulmeve të Hamasit.
Lini një Përgjigje