TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2023, 10:41

Masat e reja për emigrantët, trafikantët kërcënojnë Melonin: Do të vdesësh, kujdes vajzën tënde

Shkruar nga Pamfleti
Masat e reja për emigrantët, trafikantët
Meloni dhe Europian Ursula von der Leyen

Vizita e Giorgia Melonit në Lampeduza me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndaj imigracionit të parregullt ka nervozuar trafikantët e qenieve njerëzore.

Grupet kriminale kanë kërcënuar kryeministren italiane dhe po sfidojnë institucionet, duke paralajmëruar se do të ketë ardhje të reja masive shkruajnë mediat fqinje.

Të gjitha këto mesazhe gjenden në chat-et që ne kemi infiltruar prej disa kohësh për të monitoruar lëvizjet drejt Italisë, shkruan Il Giornale. 

Tani po përhapet paniku mes trafikantëve dhe emigrantëve lidhur me planin e ri të Italisë të mbështetur nga Evropa për të kufizuar fenomenin e migracionit. 

“Do të vdisni shpejt, o raciste...”, shkruhet në mesazhet e zbardhura kundër Melonit

Në një kërcënim i zbardhur ndaj kryeministres, përfshihet edhe vajza e saj Ginevra, vetëm 7 vjeçe shkruan: «Mos fol, ke një vajzë. Hesht”. 

Por, pas deklaratave të tij dhe shpalljes së një kursi të ri, më të rreptë ndaj emigrantëve të paligjshëm, kryeministrja ka ende pikëpyetje për planin e masave. 

Në këtë breshëri kërcënimesh nuk mungojnë edhe sharjet ndaj Melonit: “Ajo është gomar...”. 

Janë vetë emigrantët që i drejtohen Melonit, me provokime kundër masave të reja të ekzekutivit të tij.

 “Duhet të presësh më të keqen, sepse gjysma prej nesh nuk janë larguar. Tani po kursejmë”, tha një emigrant në Lampedsa. 

Kriza e emigrantëve në Itali po përkeqësohet ndërkohë që në të njëjtën kohë qeveria e vendit ndodhet në një situatë të paprecedentë duke u përpjekur të menaxhojë fluksin e të ardhurve.
Në Lampeduza, Kryqi i Kuq po përpiqet të ndihmojë të gjithë pasi mund të strehojë vetëm disa qindra njerëz, duke lënë shumë emigrantë të flenë në rrugë.

Në 24 orë mbërritën pothuajse 7000 njerëz me mbi 120 varka të vogla të improvizuara. Qendra e vetme e pritjes në ishull mund të strehojë vetëm disa qindra njerëz dhe Kryqi i Kuq po punon shumë për të vazhduar ofrimin e shërbimeve bazë të ndihmës, sipas Francesca Basile, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Italian në Lampedusa.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, më shumë se 120,000 emigrantë mbërritën në Itali përmes detit këtë vit, duke përfshirë më shumë se 11,000 të mitur të pashoqëruar. Në prill, vendi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në një përpjekje për të kufizuar dhe menaxhuar më mirë fluksin e mbërritjeve.

 

masat e reja për emigrantët meloni

Lini një Përgjigje