
Qindra protestues në Derna shprehën zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve të rajonit të tyre, duke kërkuar që ata të mbajnë përgjegjësi për pasojat shkatërruese të stuhisë Daniel, ku janë regjistruar mijëra të vdekur.
Qyteti në Libinë lindore pësoi dëme të mëdha pak ditë më parë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq dhe shembja e dy digave në zonën përreth. Lagje të tëra janë përmbytur, ndërsa konfuzioni ende mbizotëron për numrin e saktë të viktimave të tragjedisë.
Qyteti dikur i zhurmshëm tani i ngjan një peizazhi të bombarduar.
Ditën e djeshme, qindra banorë u mblodhën jashtë xhamisë së madhe të qytetit dhe mbajtën parulla kundër autoriteteve të Libisë lindore, parlamentit dhe presidentit të tij, Aguila Saleh.
Pasditen e djeshme, protestuesit e zemëruar i vunë zjarrin shtëpisë së Abdulmenam al-Ghaithi, i cili shërbente si kryebashkiak i Dernës në kohën e përmbytjeve.
Urgent:
— Mohammed Elgrj (@moelgrj) September 18, 2023
???? Protesters storm the house of Derna Municipal Mayor Abdul Moneim Al-Ghaithi and set it on fire.
In the same context:
???? Urgent: Libyan Prime Minister in #Benghazi, @DrOsamaSHamad , dismisses the entire #Derna Municipal Council and refers it for investigation. pic.twitter.com/blAgdynxVm
Lini një Përgjigje