
Shtatë persona janë raportuar të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm me armë të enjten mbrëma në një kishë në Hamburg, Gjermani dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur. Një person mësohet se ka hyrë në ambientet e një qendre të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ka hapur zjarr drejt personave që ndodheshin aty.
Policia është shprehur se personi i armatosur besohet të ketë vrarë veten pas aktit, ndërkohë që motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.
"Sipas gjetjeve fillestare, të shtëna u qëlluan në një kishë në Deelbögestrasse në rrethin GrossBorstel. Disa persona u plagosën rëndë, disa me vdekje. Jemi në vend me një kontingjent të madh oficerësh”, tha policia.
Gazeta Bild raportoi se shtatë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën, nga të cilët tetë u plagosën rëndë. Është e paqartë nëse sulmuesi është përfshirë në numrin e të vdekurve. Policia tha se disa njerëz u plagosën rëndë, por nuk pranoi të thoshte se sa prej tyre kishin vdekur, raportoi Reuters.
Pas sulmit disa rrugë u mbyllën dhe publiku u paralajmërua me mesazhe SMS për të shmangur zonën. Banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda dhe të përdorin telefonat e tyre vetëm "në raste ekstreme emergjente" në mënyrë që të mos mbingarkojnë rrjetin. Ndërkohë që policia po heton për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e sulmit./The Guradian
Lini një Përgjigje