
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dy burra të veshur me të zeza që qëllojnë drejt turmës në plazh.
Dalin detaje të reja nga sulmi në Australi. Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në Bondi Beach, plazhi më i njohur i Sydney-t dhe një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit. Ngjarja ka shkaktuar panik masiv mes qindra qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.
Sipas një raporti zyrtar fillestar, ka të paktën 12 të vdekur dhe të paktën 29 të plagosur. Policia tha se kishte "neutralizuar" dy të dyshuar. Nga dy sulmuesit, njëri u vra, ndërsa tjetri është në gjendje kritike.
View this post on Instagram
Policia e shtetit të Uellsit të Ri Jugor njoftoi se ka reaguar menjëherë pas disa sinjalizimeve dhe se dy persona të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa operacioni i sigurisë vijon ende. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë të strehuar.
"Një operacion policor është duke vazhduar pas të shtënave me armë zjarri në një vend publik nga dy burra në plazhin Bondi më herët gjatë ditës së sotme. Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një burrë që besohet të jetë një nga autorët e sulmit. I dyshuari i dytë është në gjendje kritike. Aktualisht, raportohet se janë plagosur edhe 11 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë oficerë policie", tha fillimisht policia, por bilanci u përkeqësua më pas.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dy burra të veshur me të zeza që qëllojnë drejt turmës në plazh. Në video dëgjohen të paktën 12 të shtëna, ndërsa njerëzit largohen me vrap në panik. Në disa pamje të tjera duken persona të shtrirë në tokë, pranë një automjeti të bardhë dhe rreth tavolinave të kampingut. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sipas dëshmive, dy sulmuesit u zhvendosën më pas në një urë që lidh parkimin me zonën e plazhit, duke vazhduar të shtënat, deri në momentin kur u përballën me forcat e rendit dhe u qëlluan nga policia.
Dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi dhe frike. “Menduam se ishin fishekzjarrë, por ishte diçka shumë më e keqe”, tha për ABC News Elizabeth Mealey, ish-gazetare, e cila ndodhej në restorantin Icebergs pranë plazhit. “Njerëzit filluan të vraponin, askush nuk dinte çfarë po ndodhte. U desh shumë kohë derisa të dëgjonim sirenat. Ishte një kaos i vërtetë dhe jashtëzakonisht e frikshme”, tha ajo.
Sipas BBC, në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për ditën e parë të festës hebraike Hanukkah, i quajtur “Chanukah by the Sea 2025”, i organizuar nga qendra hebraike Chabad e Bondit. Aktiviteti ishte planifikuar të mbahej pranë parkut të lojërave për fëmijë dhe përfshinte argëtim dhe veprimtari familjare. Disa nga pjesëmarrësit dyshohet se janë mes të plagosurve, ndërsa shumë të tjerë janë shpërndarë ose janë fshehur për t’i shpëtuar të shtënave.
AUSTRALIAN HERO TOOK GUN OFF SHOOTER
— Drew Pavlou ???????????????????????????????? (@DrewPavlou) December 14, 2025
TERROR ATTACK SYDNEY AT LEAST TEN DEAD
AUSTRALIAN HERO TOOK DOWN GUNMAN pic.twitter.com/nFqTc94l0U
Bondi Beach, e vendosur në lindje të Sydney-t, është një simbol i jetës bregdetare australiane, e njohur për surf, turizëm dhe atmosferë të qetë. Sulmi i sotëm ka tronditur rëndë opinionin publik në Australi, një vend që tradicionalisht konsiderohet me nivel të lartë sigurie dhe kontrolle të rrepta për armët.
Autoritetet kanë paralajmëruar se hetimet janë në vazhdim dhe se do të japin informacion të plotë sapo situata të stabilizohet.
Lini një Përgjigje