
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Takimi u mbajt në margjinat e marrëveshjes mbi Diversitetin Biologjik Detar të Zonave përtej Juridiksionit Kombëtar (BBNJ-së) të mbajtur në SHBA, ku mori pjesë dhe Shqipëria. Begaj deklaroi se Shqipëria është pjesë e kësaj nisme dhe se së shpejti do të hyjë në fuqi.
“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj”, thotë Begaj në një postim në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje