TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 15:25

Sulm me armë në zyrën e Imigracionit në SHBA, plagosen 3 persona; autori vret veten

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në zyrën e Imigracionit në SHBA, plagosen 3

Tre persona janë plagosur me armë zjarri të mërkurën në mëngjes në një zyrë të Imigracionit dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara (ICE) në Dallas, konfirmoi drejtori në detyrë i ICE, Todd Lyons.

Sipas informacioneve paraprake sugjerojnë se autori mund të ketë qenë një snajperist

“Kemi tre persona që janë plagosur në këtë kohë. Nuk jemi të sigurt për gjendjen e tyre shëndetësore, por ata janë transportuar në spital”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi se i dyshuari ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje.

“Detajet ende nuk janë të plota, por mund të konfirmojmë se ka pasur të plagosur dhe viktima,” shkroi Noem në një postim në platformën X (ish-Tëitter). Gjithashtu ajo  shtoi se motivi i të shtënave mbetet ende i panjohur.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion nëse të plagosurit ishin punonjës të ICE apo vizitorë në ambientet e agjencisë.

 

Lini një Përgjigje