TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2023, 17:52

Marrëdhëniet Bukuresht-Moskë në nivelin më të ulët, Rumania përzë 11 diplomatë rus

Shkruar nga Pamfleti
Marrëdhëniet Bukuresht-Moskë në nivelin më të
Ambasada ruse në Rumani

Dyzet diplomatë dhe personeli i ambasadës ruse në Bukuresht do të largohen nga Rumania, pas kërkese së qeverisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Njëmbëdhjetë diplomatë dhe 29 staf teknik dhe administrativ, të shoqëruar nga familjet e tyre, do të largohen nga Rumania në bordin e një avioni civil që i përket një kompanie ajrore ruse.

Transmetuesit rumunë treguan një avion Ilyushin Il-96 duke u ulur në aeroportin e Bukureshtit. Ai do të nisej më vonë të shtunën, sipas burimeve të aeroportit të cituara në shtypin lokal.

“Vendimi pasqyron nivelin aktual të marrëdhënieve dypalëshe... pasi Moska filloi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës", tha ministria e jashtme rumune.

Rumani ju bashkohet listës së disa vendev të cilat kanë larguar diplomatët rus nga vendet e tyre për shkaqe kryesisht të lidhura ma pushtimin në Ukrainë.

rumani rusia ambasada

Lini një Përgjigje