TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2026, 14:30

Marco Rubio sfidon BE: Trump është i përkushtuar ndaj suksesit të Viktor Orbán

Shkruar nga Pamfleti
Marco Rubio sfidon BE: Trump është i përkushtuar ndaj suksesit
Marco Rubio dhe Rubio

Teksa Brukseli e sheh si 'delen e zezë' të Europës, Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit thotë se presidenti i SHBA, Donald Trump është thellësisht i përkushtuar ndaj suksesit të Viktor Orban në Hungari.

Gjatë vizitës së tij në Budapest, Rubio tha se lidhja personale midis Trump dhe Orbán qëndron pas marrëdhënies së fortë midis SHBA-së dhe Hungarisë. 

"Po hyjmë në këtë epokë të artë të marrëdhënieve midis vendeve tona dhe jo thjesht për shkak të përafrimit të popujve tanë.

Por për shkak të marrëdhënies që keni me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Nuk mendoj se është ndonjë mister dhe nuk duhet të jetë mister për askënd këtu se si ndihet presidenti për ju, si ndërveproi me ju në mandatin e tij të parë si president dhe tani në mandatin e tij të dytë si president, kjo marrëdhënie është bërë edhe më e ngushtë...

Mund t'ju them me besim se Presidenti Trump është thellësisht i përkushtuar ndaj suksesit tuaj.

Sepse suksesi juaj është suksesi ynë. Sepse kjo marrëdhënie që kemi këtu në Evropën qendrore përmes jush është kaq thelbësore dhe jetësore për interesat tona kombëtare në vitet që vijnë.

Nëse përballeni me vështirësi financiare, nëse përballeni me gjëra që pengojnë rritjen, nëse përballeni me gjëra që kërcënojnë stabilitetin e vendit tuaj, e di që Presidenti Trump do të ishte shumë i interesuar për shkak të marrëdhënies suaj me të dhe për shkak të rëndësisë së këtij vendi për ne.", tha Rubio.

Ndërkohë ju rikujtojmë se vizita e Rubios në Hungari vjen pas Konferencës së Sigurisë në Mynih, nga ku Viktor Orban sulmoi BE.



marco rubio sfidon be

Lini një Përgjigje