TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Gusht 2025, 15:56

Marco Rubio firmos vendimin: gjyqtarë e prokurorë futen në “listën e zezë” të SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Marco Rubio firmos vendimin: gjyqtarë e prokurorë futen në

Administrata Trump ka shtuar në listën e sanksioneve disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët do të përballen me një seri kufizimesh, bazuar në urdhërin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Në një njoftim të DASH-it, thuhet se të sanksionuarit më të fundit kanë synuar hetime për udhëheqës izraelitë dhe zyrtarë amerikanë.

Departamenti i Shtetit thotë se gjyqtarja kanadeze Kimberly Prost u sanksionua për vendimin për të autorizuar hetimin e GJNP-së mbi personelin amerikan në Afganistan.

Juristët e GJNP-së, Nicolas Guillou i Francës, Nazhat Shameem Khan i Fixhit dhe Mame Mandiaye Niang i Senegalit, u sanksionuan gjithashtu, ndërsa Departamenti i Shtetit e lidhi vendimin me hetimin e gjykatës mbi veprimet e Izraelit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mbajnë në juridiksionet e SHBA-së është e ngrirë.

Gjykata, në një reagim të sajin, tha se i dënonte sanksionet, duke i quajtur ato "një sulm flagrant kundër pavarësisë së një institucioni gjyqësor të paanshëm i cili vepron nën mandatin e 125 vendeve nga të gjitha rajonet".

Sipas GJNP-së, sanksionet përbëjnë një fyerje kundër këtyre vendeve, rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe, mbi të gjitha, miliona viktimave të pafajshme në të gjithë botën.

Marco Rubio firmos vendimin: gjyqtarë e prokurorë futen në
Gjyqtarët e sanksionuar nga SHBA

Në një deklaratë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e quajti gjykatën një kërcënim për sigurinë kombëtare që ka qenë një instrument për zbatimin e ligjit kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë të ngushtë, Izraelit, dhe tha se SHBA-të kanë mbetur të palëkundura në kundërshtimin e tyre ndaj tejkalimit të paligjshëm gjyqësor të GJNP-së .

U bëj thirrje vendeve që ende e mbështesin GJNP-në, shumë nga liria e të cilave u ble me çmimin e sakrificave të mëdha amerikane, t'i rezistojnë pretendimeve të këtij institucioni të falimentuar, tha ai.

Ky veprim shkaktoi zemërim nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, me Parisin që i kërkoi Uashingtonit të tërhiqte sanksionet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) më parë i dënoi veprimet e administratës Trump, duke i quajtur ato një përpjekje për të minuar pavarësinë e një institucioni gjyqësor ndërkombëtar.

Ky raund i dytë i sanksioneve vjen më pak se tre muaj pasi administrata amerikane ndërmori hapin e pashembullt të  endosjes së sanksioneve ndaj katër gjyqtarëve të tjerë të GJNP-së.  Kjo përfaqëson një përshkallëzim serioz që ka të ngjarë të pengojë funksionimin e gjykatës dhe të prokurorisë, ndërsa ato merren me raste të mëdha, përfshirë akuzat për krime lufte kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila u krijua në vitin 2002, ka juridiksion ndërkombëtar për të ndjekur penalisht gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në shtetet anëtare ose nëse një situatë referohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje