Gjatë samitit të fundit në Alaskë me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin dukej në formë të mirë, megjithëse spekulimet mbi shëndetin e tij vazhdojnë prej vitesh.
Një detaj i pazakontë ka tërhequr vëmendjen: truprojat e kreut të Kremlinit transportuan një “kontenier të veçantë për jashtëqitjen”, i cili ka për qëllim mbledhjen e çdo mbetjeje të presidentit dhe rikthimin e saj në Rusi.
Qëllimi është që fuqitë e huaja të mos mund të analizojnë gjendjen e shëndetit të Putinit përmes materialit të tij biologjik.
Sipas mediave, kjo praktikë mbahet që të paktën prej vitit 2017 dhe është koordinuar nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes. Gazetarët investigativë raportojnë se çdo udhëtim jashtë vendit shoqërohet me përdorimin e kontenierëve të siguruar dhe transport të fshehtë për materialin biologjik të presidentit.
Masa të ngjashme janë përdorur edhe në vizitën e tij në Francë dhe Vienë, ku ai ka përdorur edhe tualete portative personale.
Ky kujdes ekstrem ka ndezur sërish thashethemet për shëndetin e Putinit, 72-vjeçar, duke përfshirë dyshime për Parkinson, kancer dhe probleme kardiake, që kurrë nuk janë konfirmuar nga Kremlini.
Lini një Përgjigje