
Të paktën 31 persona janë plagosur nga një automjet që u përplas me turmën në Santa Monica Boulevard, në East Hollywood, Los Angeles.
Lajmi u bë i ditur për NBC News kapiteni i zjarrfikësve lokalë, Adam Van Gerpen.
“Kemi marrë raportime për një person që ka edhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Duket se në automjet ndodhej një person që kishte humbur ndjenjat”, shtoi Van Gerpen.
Sipas përditësimit më të fundit të shpërndarë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit, të paktën gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale.
Siç raporton BBC, disa pamje nga vendngjarja tregojnë një makinë gri të dëmtuar në trotuar.
Car PLOWS through crowd in LA
— RT (@RT_com) July 19, 2025
4-5 people in critical condition among 20 injured
Unconfirmed reports claim there was a shooting before the collision pic.twitter.com/ZnbUoUHtiH
Lini një Përgjigje