TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2025, 11:46

Izraeli sulmon qendrën e ndihmave në Gaza, humbin jetën 32 persona 

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli sulmon qendrën e ndihmave në Gaza, humbin jetën 32

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë një qendre ndihmash në veri të Rafahut, në Rripin e Gazës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kompleksi Mjekësor Nasser dhe është raportuar nga rrjeti Al Jazeera.

Sipas raportimeve nga terreni, sulmi ka ndodhur në një zonë ku ndodhen civilë të zhvendosur, të cilët prej javësh kërkojnë strehim dhe ndihma bazë për mbijetesë. Ende nuk është e qartë nëse qendra e ndihmës ka qenë objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit apo është prekur si pasojë e bombardimeve në zonat përreth.

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, me numrin e viktimave që rritet çdo ditë. Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një katastrofë të përmasave të paprecedenta, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe garantimin e korridoreve humanitare për ndihmat.

Qyteti i Rafahut ka qenë një nga zonat më të goditura gjatë javëve të fundit, pasi shumë banorë të Gazës janë zhvendosur atje për t’i shpëtuar luftimeve në pjesët e tjera të territorit.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje