
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një feste në Dyseldorf të Gjermanisë ku janë plagosur 19 persona, prej të cilëve katër ndodhen në gjendje kritike. Mësohet se në mesin e të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.
Bëhet me dije se disa nga raketat e fishekzjarreve morën drejtim të gabuar, duke fluturuar anash ose shpërthyer në tokë, në mes të njerëzve.
Dëshmitarë okularë konfirmuan se disa fishekzjarre devijuan nga rruga e tyre dhe shpërthimet u dëgjuan njëkohësisht në ajër dhe në tokë. Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar dhe policia vendase.
Lini një Përgjigje