
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Federale të Manhattanit, ku është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale që rëndojnë ndaj tij,
Ndërkohë jashtë gjykatës janë mbledhur turma protestuesish me qëndrime të kundërta.
“Jam i pafajshëm, nuk deklarohem fajtor”, i tha Maduro gjyqtarit federal Alvin K. Hellerstein.
Ndërkohë, jashtë gjykatës në Nju Jork janë mbledhur grupe të mëdha njerëzish.

Dy grupet me qëndrime të kundërta protestuan paralelisht: njëra palë brohoriti kapjen e Maduro-s, ndërsa pala tjetër protestoi kundër ndalimit të tij dhe kërkoi lirimin.
Protestuesit u panë duke valëvitur flamuj venezuelianë dhe duke brohoritur slogane si: “Kush jemi ne? Venezuela! Çfarë duam? Liri!”.
Disa mbanin pankarta me mbishkrimin “Liri për të burgosurit tanë politikë në Venezuelë”, ndërsa të tjerë shfaqnin banderola ku shkruhej “Liri për Presidentin Maduro”. Në protestë u vu re edhe një pankartë me mbishkrimin “Trump për Mbret”.
Sipas prokurorisë amerikane, Maduro akuzohet se ka udhëhequr “banda të sponsorizuara nga shteti” dhe ka korruptuar institucione shtetërore për të lehtësuar importimin e sasive të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Akuzat përfshijnë gjithashtu çështje që lidhen me armë dhe bashkëpunim kriminal ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje