TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2024, 22:15

Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zero

Shkruar nga Pamfleti

Macron: Nëse Rusia fiton, besueshmëria e Evropës bie në zero

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin. Lideri francez ka paralajmëruar se “siguria e Evropës dhe e francezëve është e rrezikuar” dhe nëse Rusia fiton luftën, besueshmëria e Evropës do të “ulet në zero”.

Ukraina rrezikohet nga mungesa e armëve ndërkohë që Gjermania mbetet burimi kryesor evropian për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë. Kancelari gjerman ka pasur presion për të zgjeruar ndihmat e qeverisë së tij, meqë edhe ndihma 60 miliardë dollarëshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bllokuar nga Kongresi i Republikanëve.

“Solidariteti i vërtetë për Ukrainën? Më pak fjalë, më shumë municione”, ka shkruar Tusku në rrjetet sociale të premten.

Ky takim ka ardhur pas sulmit të Rusisë në jug të Ukrainës në qytetin Odesa, ku mbetën të vrarë të paktën 14 njerëz dhe u lënduan 46 të tjerë, në mesin e tyre edhe stafi mjekësor.

Macron ka paralajmëruar se Rusia është duke synuar të zgjerojë fuqinë e saj dhe nuk do të ndalojë tani.

“Nëse e lëmë të vetme Ukrainën në luftë, humbja e saj do të kërcënojë edhe Moldavinë, Rumaninë dhe Poloninë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në rrjetet sociale se i ka thënë liderit gjerman që prioritetet e Ukrainës ishin “automjetet e blinduara, artileria dhe mbrojtja ajrore”. Sipas tij, arsyeja pse Rusia ka avancuar kohëve të fundit në fushëbetejë ka qenë mungesa e municioneve dhe u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s për të furnizuar Ukrainën me çka i nevojitet.

macron olaf scholz

Lini një Përgjigje