TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2025, 20:42

Macron del kundër SHBA-së dhe Rusisë: Zelensky është legjitim, Ukraina ka të drejtë të anëtarësohet në BE dhe NATO

Shkruar nga Pamfleti

Macron del kundër SHBA-së dhe Rusisë: Zelensky është

Zelensky u zgjodh në një sistem të lirë, ky nuk është rasti me Putinin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë në mbrojtje Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , pas akuzave që Donald Trump i bëri liderit ukrainas, se e kishte kthyer vendin në diktaturë. 

Macron tha se Zelensky është krejtësisht legjitim dhe se ai është zgjedhur nga një sistem demokratik e i lirë, ndryshe nga çfarë pretendohet nga Trump. Më tej presidenti francez argumentoi se shtyrja e zgjedhjeve është e përcaktuar nga Kushtetuta në rast të luftërave. 

Zelensky u zgjodh në një sistem të lirë, ky nuk është rasti me Putinin. Ai ishte në një sistem të lirë, ky nuk është rasti me Putinin. Më pas Rusia pushtoi Ukrainën dhe Zelensky duhej të zbatonte ligjin ushtarak. A mendoni se është e mundur të organizohen zgjedhje në një vend me njerëz që kanë gjetur strehim jashtë vendit, me ushtarë të angazhuar në front, me një mijë viktima në ditë? Nëse duam zgjedhje të lira, na duhet një paqe e besueshme”, tha Macron gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në mediat sociale në të cilën njoftoi se ishte planifikuar të fliste me presidentin ukrainas këtë mbrëmje, përmes video-konferencës.

Më tej presidenti francez shtoi se askush nuk ka të drejtë të përjashtojë anëtarësimin në BE dhe NATO të Ukrainës, duke hedhur poshtë diktatet e Rusisë së Vladimir Putin.

“Unë mendoj se në këtë moment – ​​ndërkohë që Ukraina është në luftë, duke rezistuar dhe duke humbur fëmijët e saj çdo ditë për të mbrojtur territorin e saj – askush nuk mund të thotë: Ukraina nuk ka të drejtë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Ukraina nuk ka të drejtë të anëtarësohet në NATO. Kjo çështje, do të jetë pjesë e negociatave të paqes”, tha më tej Macron.

Lini një Përgjigje