TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2025, 19:11

Trump kthehet në “gogol” për Europën, Rutte: Nëse s’rrisni shpenzimet për mbrojtjen, presidenti i SHBA do t’iu telefonojë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump kthehet në “gogol” për Europën, Rutte:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në fjalimin e tij në Bratislavë pas takimit me presidentin sllovak Peter Pellegrini, kërkoi që vendet anëtare të rrisni shpenzimet për mbrojtjen.

Ai theksoi se SHBA e ka bërë të qartë planin e saj se kërkon një NATO të fortë, por shtoi se objektivi prej 2 për qind është i pamjaftueshëm dhe duhet të luftohet për ta rritur atë.

"Kjo prani është një pjesë jetike e mënyrës sesi ne kolektivisht e pengojmë agresionin dhe mbrojmë krahun tonë lindor. Gjatë javës së kaluar, Evropa ka parë një nivel të jashtëzakonshëm angazhimi nga administrata e re amerikane… SHBA e ka bërë të qartë angazhimin e saj për një NATO të fortë. Kjo nuk duhet të vihet në dyshim. Por ky angazhim vjen me një pritje që të gjithë aleatët e NATO-s po kontribuojnë pjesën e tyre të drejtë, kërcënimet në rritje do të kërkojnë investime më të mëdha. Ne e dimë se objektivi i 2014 prej 2% nuk ​​do të na mbajë të sigurt në vitet në vijim. Aleatët duhet të investojnë më shumë”, tha ai.

Më tej Rutte kërcënoi vendet e NATO-s duke ju thënë se nëse nuk rrisnin shpenzimet deri verën e ardhshme mund të marrin ndonjë telefonatë nga Trump.

“Ata të gjithë duhet ta bëjnë këtë deri në verën e ardhshme. Unë u them atyre: nëse nuk reagoni ndaj telefonatave të mia, mund të merrni telefonata nga një burrë shumë i mirë në Uashington, i cili mund të jetë më pak ...i mirë, le të themi ... ka më shumë një kufi kohor për atë që dëshiron të arrijë”, tha ai.

Lini një Përgjigje