Këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz i kërkoi presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ulë tonin, ta shikojë me kujdes dhe të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me SHBA-në.
“Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe se si Trump po kryen bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme. Këto dallime pikëpamjesh mund të sheshohen pasi presidenti tha gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”, tha Waltz, duke pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën.
Waltz gjithashtu mohoi që SHBA nuk po konsultohej me aleatët e saj dhe Ukrainë, por theksoi se nuk mund të jenë të gjithë në tryezën e bisedimeve.
“Ka një term për këtë në diplomaci. Quhet diplomacia e anijeve, sepse sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”, tha ai në komentet e raportuara nga Reuters.
Lini një Përgjigje