
Biznesmeni miliarder amerikan dhe këshilltari i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për vrasjen e një gazetari amerikan, transmeton Anadolu.
Musk iu përgjigj një postimi të një përdoruesi në platformën X që pretendonte se gazetari kiliano-amerikan Gonzalo Lira ishte “vrarë në Ukrainë në vitin 2024 për shkak se kishte kritikuar Zelenskyn”.
Në përgjigjen e tij për vdekjen e gazetarit Lira, i cili u arrestua për postimet e tij “pro-ruse” ndërsa jetonte në Kharkov të Ukrainës, Musk tha: “Zelensky vrau një gazetar amerikan”.
Musk edhe më parë në një postim të bërë në X i ka bërë thirrje Zelenskyt që të shkojë në zgjedhje për të “përfaqësuar vullnetin e popullit ukrainas”.
Presidenti amerikan Trump në deklaratën e tij të fundit lidhur me Zelenskyn, mbrojti idenë se Zelenskyy filloi luftën dhe më pas nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë. Trump e përshkroi Zelenskyn si një “diktator që nuk shkon në votime”.
Lini një Përgjigje