TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2024, 10:12

Macet dhe lufta/ Miliona euro dhe propagandë, si Rusia dhe Ukraina po përdorin kafshët e shtëpiake për përfitimet e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Macet dhe lufta/ Miliona euro dhe propagandë, si Rusia dhe Ukraina po

Luftërat nuk bëhen vetëm me ushtarë, plumba dhe strategji, por edhe me propagandë dhe ide, dhe me imagjinatë. Disi, një protagonist i papritur gjeti vendin e tij në vijën e parë të frontit ukrainas: macja.

Mediat sociale të Ukrainës janë mbushur me mace, duke ofruar mbështetje mendore dhe emocionale për ushtarët, duke tërhequr donacione për ushtrinë dhe, natyrisht, duke shmangur pushtuesit.

Në këtë “luftë”, kafshët shtëpiake po përdoren në mënyra të ndryshme, madje edhe nga vetë Rusia. Ushtarët rus po publikojnë foto dhe video duke rritur propagandën e tyre pasi sipas tyre ndryshe nga ukrainasit ata dinë të kujdesën jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët.

Njerëzit dhe macet

Ushtarët ukrainas po postojnë foto të maceve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara nga lufta.

Ata janë braktisur ose kanë humbur kujdestarët e tyre dhe kërkojnë mbrojtje njerëzore nga bombardimet e vazhdueshme dhe fushat e minuara.

Megjithatë, macet dhe kafshët e tjera jo vetëm marrin, por edhe mbrojnë në mënyrën e tyre, duke u ofruar ngushëllim ushtarëve të rraskapitur fizikisht dhe mendërisht, përkëdhelje dhe ngrohtësi, por edhe i largon ata nga përgjegjësitë e tyre të luftës dhe nga tmerri që po përjetojnë.

Macet si gjeneralë

Macet dhe lufta/ Miliona euro dhe propagandë, si Rusia dhe Ukraina po

Një nga macet, megjithatë, ka "nderin" e veçantë të ndajë emrin e tij me një nga gjeneralët më të aftë të Ukrainës, komandantin e forcave tokësore të ushtrisë ukrainase, Oleksandr Sirsky. Pronari i maces, Roman Sinichin tha se e ka gjetur atë rastësisht. "Unë e quajta atë Syr sepse i pëlqen djathi (syr do të thotë djathë në ukrainisht)”, thotë Sinichin.

“Kur u larguam nga ky vend, e çova në shtëpi. Tani ai jeton me familjen time në Kiev, por vazhdon të ndihmojë ushtrinë. Ne përdorëm popullaritetin e tij në mediat sociale për të mbledhur miliona euro për sistemet UAV Mini Shark për artilerinë", tha Sinitsin.

Ka shumë histori të ushtarëve që shkuan vetëm në front dhe u kthyen duke sjellë në shtëpi disa mace.

Macet e armikut

Në kuadrin e propagandës së luftës, Rusia tha se ndryshe nga Ukraina ata tashmë po kujdesën edhe për macet që janë braktisur.

Mediat ruse kanë transmetuar histori të shumta personale të maceve në frontin rus në një përpjekje për të treguar "fytyrën njerëzore" të “makinës ushtarake” ruse të akuzuar për krime lufte në Butsa dhe pjesë të tjera të Ukrainës.

Në fakt, versioni rus dëshiron që ushtarët rusë të adoptojnë macet e braktisura nga kujdestarët e tyre ukrainas.

“Është e vështirë të imagjinohet jeta pa të. Së bashku me ushtarët, ne diskutojmë plane taktike, provojnë ushqimet dhe qëndrojnë roje”, shkruan media lokale VN.ru me bazë në Novosibirsk, Siberi, për adoptimin e maceve.

Gazeta Moskovsky Komsomolets e Moskës botoi një histori për Buletin, macen që mbronte komandantin e një njësie të motorizuar duke iu ngjitur në kokë dhe duke e paralajmëruar për minat dhe zjarrin e armikut. /Përshtati "Pamfleti" nga "Politico"

macet ukrainë rusia

Lini një Përgjigje